Jahjaga diskuton me Mustafën dhe Thaçin për Gjykatën Speciale

Kosova

Jahjaga diskuton me Mustafën dhe Thaçin për Gjykatën Speciale

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:41

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar sot Kryeministrin e vendit Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin Hashim Thaçi me të cilët ka diskutuar rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim, Jahjaga ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi kanë theksuar pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat