Ja deputetët që nesër votojnë kundër Speciales (Video)

Kosova

Ja deputetët që nesër votojnë kundër Speciales (Video)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:07

Kuvendi të Premten e ka për shqyrtim veç një pikë të rendit te ditës. Amendamentet kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale.
Por, numri i Deputetëve të Partisë Demokratike, që do ta votojnë kundër Speciales është shtuar.
Deri tash në partinë e Thaçit kanë qenë 8 deputetë që janë deklaruar se vota e tyre do të shkoj kundër themelimit të kësaj gjykate.
Por mbas vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku u denden ish-drejtuesit e UÇK-së për rajonin e Drenicës, radhëve të deputetëve që janë kundër themelimit te Dhomave te Specializuara, u janë shtuar edhe disa të tjerë.
Me gjithë insistimin e Televizionit Rrokum ata kanë hezitues të flasin para kamerës.
Megjithatë, Televizioni Rrokum ka mësuar se deputetët që të Premten do ta kundërshtojnë krijimin e kësaj Gjykatë janë: Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Nait Hasani, Fadil Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Blerta Deliu Kodra. Votë kundër pritet të jap edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni.
E vetmja deputete e PDK-së, që e bani publike qëndrimin e sajë, para kamerës se televizionit Rrokum ishte Ganimete Musliu.
Tashmë dihet edhe qëndrimi i opozitës, e cila prej muajsh e kundërshton krijimin e kësaj Gjykate. Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka bërë me dije se nëse Kosova nuk e themelon këtë gjykatë, atë do ta bëjë OKB


QE DEPUTETË QË KANË ME VOTUE KUNDËR SPECIALES by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat