Jacobson takoi Veselin

Kosova

Jacobson takoi Veselin

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:17

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot gjatë ditës edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Kosovës (SHBA), Tracey Ann Jacobson.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur që takimi është zhvilluar në zyrën e Veselit në Kuvendin e Kosovës dhe për temë diskutimi ka pasur Gjykatën Speciale.

Takimi është realizuar vetëm një ditë para se në Kuvendin e Kosovë të hedhet në votim amendamentet e Kushtetutës që hapin rrugën për formimin e Gjykatës Speciale.

Ndërsa ditë më parë disa nga deputet e partisë më të madhe parlamentare PDK, të cilët i takon edhe Veseli janë shprehur publikisht kundër kësaj gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat