Rrëfimi i suedezes që ndihmon qytetarët e Kosovës: Si u takova tinëz me Ibrahim Rugovën?

Kosova

Rrëfimi i suedezes që ndihmon qytetarët e Kosovës: Si u takova tinëz me Ibrahim Rugovën?

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:27

Lena Pettersson, 68 vjeçare e cila vjen nga Vastervik’u i Suedisë ka ndihmuar shumë shqiptarë të cilët ishin refugjatë në Suedi Ajo kishte ardhur për herë të parë në Kosovë në vitin 1996, në prag të luftës, për të parë se si po jetonin shqiptarët në këtë vend. Për shkak të kontributit, ajo është shpallë qytetare nderi e Vushtrrisë
Në atë kohë, mediet kishin shkruar se ajo ishte zyrtare nga Suedia për refugjatë, për shkak të frikës të ndalimit nga policët e regjimit të Beogradit.

"Kam pasur shumë shokë nga Kosova por unë kurrë nuk e kam ditur se ky gjendet Kosova, andaj vendosa ta vizitojë Kosovën" ka thënë Pettersson.

Për vizitën e saj kishte marrë vesh edhe Presidenti i asaj kohe i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova përmes sigurimit të tij kishte kërkuar takim me suedezen me arsyen se ajo po ndihmonte refugjatët kosovarë.

Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, Pettersson kujton momentin kur u pritën nga Presidenti i Kosovës.

"Presidentit Rugova i kishte treguar edhe sigurimi i tij për atë se çfarë po bënim ne në Suedi. Dhe ai na ftoi në takim. Ishte shumë i shqetësuar për ngjarjet në Kosovë dhe gjendjen e refugjatëve", ka thënë Petterson, në një rrëfim për Gazetën Express.

Pettersson atë kohë ishte e frikësuar për këtë takim me Presidentin Rugova se mos autoritetet serbe do ta ndalonin në aeroport dhe ta burgosnin.

"Ishim shumë të frikësuar të udhëtonim. Serbia gjatë gjithë kohës kontrollonte se kush vinte, çfarë bënte në Kosovë".

Kontributi i Lena Petersson për refugjatët shqiptarë në Suedi, ishte duke i ndihmuar ata që kishin shkuar në shtetin skandinav se si të marrin azilin, nënshtetësinë. Madje, ajo ka punësuar shqiptarë nga Kosova në fermën e saj në qytetin Vastervik të Suedisë.

Veç kësaj, ajo ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës edhe pas luftës, sidomos në qytetet e Mitrovicës dhe Vushtrisë duke iu ndërtuar shtëpi, duke u ndihmuar personave me aftësi të veçanta dhe HANDIKOS me karroca, mjete ortopedike e para.

Përveç ndihmave Lena Pettersson me shoqërinë e saj, Ismail Ismaili, Harold Niklasson, kanë shkolluar shumë të rinj duke i dërguar para si dhe shumë shkëmbime studimore.

Për krejt këtë kontribut të saj, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur të shpallë Qytetare Nderi suedezen Lena Petterson dhe Harold Niklasson.

Por, si e sheh Petterson vendin që po e nderon?

" 15 vite pas luftës shqiptarët janë shumë të zhgënjyer me vendin e tyre. Ata dikur thoshin se Kosova do të bëhet si Zvicra, kurse sot realiteti tregon një përqindje shumë të madhe të personave të papunë"

Lena Pettersson për planet e saja të ardhme nuk e ka ndërmend ta ndal kontributin sepse për të shqiptarët janë miqtë më të mirë të saj.

Lena Petterson është gazetare prej shumë vitesh por edhe humaniste për të drejtat e njeriut. Ajo ka qenë bashkëthemeluese e një organizate në Suedi e quajtur" Nënë Tereza".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat