Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjakovës

Kosova

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjakovës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:24

Kuvendi i Komunës së Gjakovës sot ka mbajtur mbledhja e katërt për vitin 2015. Asambleja e Komunës së Gjakovës ka filluar seancën e saj me ngritje në këmbë të 32 asamblistëve prezent, për të nderuar të rënët në rastin e konfliktit në Kumanovë. Mbledhja ka filluar me diskutimin e 11 pikave të rendit të ditës.

Fillimisht është raportuar nga Xhavit Uka, zyrtar i lartë i financave lidhur me shpenzimet, të hyrat dhe aktivitetin e drejtorisë për investime të reja. Për këtë pikë këshilltarët komunal kanë dhënë vërejtjeje, sugjerime dhe rekomandime për përmirësimin e këtij raporti.

“Këshilltarët kanë aprovuar kërkesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale prej 0.42 hektar për ndërtimin e një xhamie në lagjen Piskot. Pas disa diskutimeve të shumta për pikën e katërt të rendit të ditës, ku janë dhënë vërejtje dhe sugjerime rreth statutit të ndërmarrjes Komunale Stacioni i Autobusëve, asambleja komunale ka vendosur që të mos e miratoj këtë pikë të rendit të ditës duke e vlerësuar që të rishqyrtohet edhe njëherë në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale në Gjakovë. Asambleistët kanë aprovuar Draft Rregulloren për kushtet e mbajtjes së qeneve dhe maceve duke zbatuar mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes. Ata kanë shtuar që kjo rregullore është e mirëseardhur dhe një prej parakushteve të Bashkimit Evropian, mirëpo gjithsesi duhet shikuar me kujdes edhe koston buxhetore për një plan të mirëfilltë për implementim e kësaj rregullore. Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe draft rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe OJQ-ve, në Komunën e Gjakovës.

Asambleistët kanë diskutuar edhe për disa pika tjera me rëndësi, siç është kërkesa nga CARITAS për zgjatjen e afatit të shfrytëzimi të pronës komunale në lagjen “Ali Ibra” nga 40 vite në 99 vite, e cila është aprovuar dhe pikat tjera për zëvendësimet e anëtarëve të Komisioneve Komunale të aksionarëve për ndërmarrjet Publike Komunale KRM “Çabrati” dhe “Ngrohtorja e Qytetit”’, tuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës. /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat