​Selimi: Dënimi i Grupit të Drenicës, argument për t’i thënë jo Speciales

Kosova

​Selimi: Dënimi i Grupit të Drenicës, argument për t’i thënë jo Speciales

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:23

Dënimi i grupit të Drenicës, ka bërë që të vihet në pikëpyetje votimi i ndryshimeve kushtetuese në seancën e nesërme që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kjo, pasi dënimi, i cili u quajt i padrejtë, i ish-krerëve të UÇK-së, e ka shtuar bindjen e deputetëve për të kundërshtuar specialen, ndonëse hezitojnë ta thonë.

Për të kaluar një amendament kushtetues, Kushtetuta kërkon që pro tij të votojnë së paku dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Pra, kërkohet vota e së paku 80 prej 120 anëtarëve sa ka Kuvendi.

Opozita ka 31 deputetë dhe mbështetur në qëndrimet që liderët e tri subjekteve politike kanë shfaqur, asnjë nga deputetët e tyre nuk do të votojë pro Speciales. Megjithëse, flitet që numri i deputetëve të pozitës që do t’i thonë jo Gjykatës Speciale është ende më i madh, deri më tani nga PDK-ja janë katër deputetë - Ganimete Musliu, Fadil Demaku, Nait Hasani dhe Nuredin Lushtaku - të cilët e kanë bërë publike se do të votojnë kundër Speciales. Ndërsa, ende mbetet e diskutueshme se a do të votojë edhe deputetja Flora Brovina pro Gjykatës Speciale.

Pozita vazhdon të hezitojë të deklarojë nëse do t’i kenë votat për ta themeluar Gjykatën Speciale. Por, të palà «kundur në qëndrimin e tyre kundër Gjykatës Speciale, vazhdon të jetë opozita, e cila tashmë ka bërë të qartë se vota e tyre do të jetë kundër.

Ndërkaq, disa prej deputetëve të pavarur ende vazhdojnë të kenë hamendje nëse do ta japin votën pro apo kundër.

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi për KosovaPress deklaroi se vendimi i Gjykatës ku bën fajtor komandantin e përgjithshëm e UÇK-së, dhe bashkëluftëtarët tjerë, është një hallkë në zinxhirin e padrejtësisë, zinxhir që po vazhdon për ditë e më shumë ta gulfat të ardhmen e këtij vendi.

Ai thotë se nesër duhet të ndërpritet kjo hallkë e padrejtësisë duke mos votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Selimi: Nesër mund ta këpusim hallkën e padrejtësisë

“Ky zinxhir do duhej të këputej në nj ërën nga hallkat, dhe hallka kryesore është jo dje, është nesër ku pritet që të vazhdohet padrejtësia ndaj luftës së drejt të UÇK-së dhe padrejtësia ndaj qytetarëve dhe interesave ndaj qytetarëve. Kështu që ajo çfarë ndodhi dje gjithçka mund të jetë përveç drejtësi. Kështu, vendimi i gjykatës dje ka qenë përveç vendim i paligjshëm, vendim edhe i pamoralshëm, sepse nuk është mbështetur në asnjë moral dhe gjithsesi është vendim nga ana e trupit gjykues i pandershëm. Sepse jo që u mbështet diku, por u mbështet në asgjë”, tha Selimi.

Deputeti i VV-së shton se ndarja nesër është mes deputetëve që duan t’i thonë padrejtësisë jo dhe atyre që duan ta vazhdojnë padrejtësinë.

Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi thotë për KosovaPress se do ta japë votën pro Gjykatës, pasi vlerëson se është në të mirë n e Kosovës dhe qytetarëve të vendit.

Kelmendi: Janë shumë arsye që me kanë shtyrë ta votoj Specialen

“Unë si deputet i pavarur do ta votoj gjykatën speciale. Janë shumë arsye që me kanë shtyrë të votoj, kryesorja është e ardhmja e këtij vendi, qytetarëve të Kosovës, për faktin që është një mundësi e vetme që ne ta dëshmojmë edhe një herë luftën tonë të pastër të UÇK-së, për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi”, tha Kelmendi.

Ky vendim nuk ka qenë vendim i drejtë, por injorimi nuk është mënyra për të dëshmuar të drejtën tonë., thotë ai.

Ndryshe nga Kelmendi, deputetja tjetër e pavarur, Margarita Kadriu, nuk ka dashur të tregojë nëse vota e saj do të jetë pro Gjykatës Speciale.

“Konsideroj se duhet të keni durim deri nesër, nesër e shihni. E, shohim nesër, patjetër do ta keni të qartë votën time”, tha Kadriu shkurt për KosovaPress.

Ndryshimet kushtetuese kërkojnë edhe votat e dy të tretave të deputetëve të minoriteteve./B.Syla/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat