Lumezi takon shefin e EULEX-it

Kosova

Lumezi takon shefin e EULEX-it

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:18

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci.

Fillimisht në këtë takim,kryeprokurori Lumezi, pranoi urimet për dekretimin e tij në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, nga shefi i misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e njoftoin Meuccin me synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit dhe me sfidat, me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit, si dhe sistemi prokurorial i Kosovës në tërësi.

Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar,krimeve të luftës dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua për bashkëpunimin në mes prokurorëve të misionit EULEX dhe atyre vendës,si dhe mundësinë për koordinim sa më të mirë të punëve në angazhimin e përbashkët për të siguruar sundim të rendit dhe ligjit në v endin tonë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin që ekziston në mes prokurorëve vendës dhe atyre të misionit EULEX, duke theksuar dhe shprehur gatishmërinë për këmbim të eksperiencave në mes këtyre prokurorëve, sidomos në luftimin e krimeve të luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat