Në Prishtinë dhe Ferizaj do të këtë ndërprerje të rrymës

Kosova

Në Prishtinë dhe Ferizaj do të këtë ndërprerje të rrymës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 16:42

KEDS përmes një komunikate ka njoftuar se të premten dhe të shtunën, do të ketë shkyçje në fashtrat e Prishtinës si dhe në Komunën eFerizajit.

“KEDS Sh. A. njofton më 29.05.2015 dhe 01.06.2015 në nënstacionin NS 35/10 kV Koliqi, do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Koliq prej orës 10:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Koliq, Ballaban dhe Nishevc.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të traseve në largpërçuesin LP 10 kV.

II

Më 29.05.2015 dhe 01.06.2015 në nënstacionin NS 35/10 kV Badovc, do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Mramor –Slivovë prej orës 10:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mramor, Busi, Slivovë, Brusë, Peshter, Viti e Marecit, Zllash dhe restorant Villa Natyrë.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të traseve në largpërçuesin LP 10 kV.

III

Më 29.05.2015 dhe 30.05.2015 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:

• TS 10/0.4 kV Stabilimenti Shpërndarës ( që furnizohet nga Dalja 10 kV Betoni) prej orës 9:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 14:00 deri në orën 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja e Varrezave të Dëshmorëve dhe Salla e Sportit.

Shkyçja behet për shkak punëve të planifikuara nga Firma “Elektrostublla”.

IV

Më 29.05.2015 në TS 110/6 kV Hani Elezit (Stabilimenti shpërndarës në Fabrikën Sharrcem) do të shkyçet:

• Dalja 6 kV “Drejtimi i Paldenicës” prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hani i Elezit (Uji Thartë), Paldenic,FSK –Kazerma, Dremjak, Dimcë, Kashan, Axham, Gurthyesi Ramadan Bajramaliu dhe Alba Oil.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasës në LP 6 kV “ Drejtimi i Paldenicës”.

V

Më 29.05.2015 në NS 35/10 kV Dikanca do të shkyçen:

• Dalja 10 kV Radesha prej orës 11:00 deri në orën 11:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Baqkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh.

• Dalja 10 kV Brodi, prej orës 11:30 deri në orën 12:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshati Brod dhe dhe konsumtorët komercialë :N.P.T "Kuk Comerc"(Motel Argjena).
Shkyçja bëhet për shkak të shqyrtimit të mbrojtjeve rele", thuhet në njoftimin e KEDS-it./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat