ASK shpalos talentin e nxënësve në Panairin e Shkencës

Kosova

ASK shpalos talentin e nxënësve në Panairin e Shkencës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 16:28

Studentët e American School of Kosova, shpalosen sot 10 projektet e tyre në “Panairin e Shkencës”, të cilat ishin të punuara me shumë kujdes në sfera të ndryshme të shkencave ekzakte.

Ky panair i cili ka për qëllim që të shfaq talentet e studentëve të kësaj shkolle dhe për t’iu krijuar atyre mundësi për të qenë më të suksesshëm në të ardhmen,konsiderohet si njëra nga ceremonitë më interesante dhe më me vlerë të organizuara nga ASK.
Në këtë garë ku u prezantuan 10 punime shkencore, ishin të krijuara nga vet nxënësit e të gjitha niveleve të shkollimit, me ç’rast prezantimi i tyre u shoqërua me pyetje të shumta nga ana e jurisë, sqarime precize dhe racionale që u ofruan nga ana e nxënësve.

Udhëheqësi i departamentit të lëndëve, biologji, fizik dhe kimi, Peter Spengler, tha se është shumë i kënaqur me punën që nxënësit e shkollës së tyre e kanë bërë për t’i bërë këto punime shkencore.

Sipas tij, arsyeja pse ata e bëjnë panairin e shkencës çdo vit është për t’i fokusuar më shumë nxënësit në procesin e shkencës.

Spen gler: Ne i arsimojmë fëmijët për t’u bërë lider në të ardhmen

“Arsyeja se pse e kemi panairin e shkencës këtë vit dhe çdo vit tjetër është për t’u fokusuar më pak në njohurinë e shkencës, por më shumë në procesin e shkencës. Bota po ndryshon çdo herë e me shumë, prandaj dhe fëmijët tanë kanë nevojë që të jenë në gjendje për të marrë informacione nga shkencëtarët dhe ta kuptojnë se si ata (shkencëtarët) i marrin ato njohuri. Ne po i arsimojmë këta fëmijë për t’u bërë lider dhe ata do të marrin vendime duke u bazuar në shkencë të cilat do të kenë ndikim në të ardhmen e secilit”, tha Spengler.

Dea Balaj e cila e prezantoj e vetme projektin e saj tha se ky panair i ka ndihmuar që ta njoh më mirë dhe ta dojë shkencën. Ajo thotë se pavarësisht se ka pasur vështirësi gjatë procesit të realizimit, beson se ia ka da l mjaftë mirë dhe se punimi i saj është pëlqyer mjaftë nga juria dhe publiku.

Balaj: Jam e lumtur që kam marrë pjesë në Panairin e Shkencës

“Jam shumë e lumtur që kam marrë pjesë në panairin e Shkencës së Shkollës Amerikane të Kosovës, pasi që mendoj që shkencat janë një lëmi shumë e rëndësishme në procesin tonë jetësor dhe edukativ. Patjetër që ne si nxënës kemi hasur në vështirësi gjatë procesit të realizimit të projektit, mirëpo duke marrë parasysh dëshirën për të bërë diçka të bukur që do të pëlqehet nga juria, e po ashtu edhe nga nxënësit e tjerë të shkollës sime, ajo e ka mposhtur dhe jam e lumtur që kam arritur këtu dhe të realizoj diçka të këndshme që besoj se është pëlqyer nga publiku”, tha Balaj.

Ndërsa, Blerina Qerimi, tha se është shumë e kënaqur që ka fatin të jetë në këtë s hkollë, e cila i’u ofron një mundësi shumë të mirë për të dhe nxënësit e tjerë përmes Panairit të Shkencës. Ajo thotë se nga ky projekt ka marrë më shumë njohuri për shkencën dhe e ka bërë që të orientohet kah shkenca në të ardhmen.

Qerimi: Ky projekt më shtynë të orientohem kah shkenca në të ardhmen

“Ky projekt ka qenë shumë i mirë për shkak se më ka shtyrë të orientohem kah shkenca edhe pse unë ndoshta nuk e kam pasur mendjen të studioj shkencën në të ardhmen. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për shkak se më ka shtyrë shumë të interesohem dhe më ka jep shumë më shumë njohuri se sa që kam pasur për shkencën”, tha Qerimi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për punimet shkencore më të mira do të bëhet nesër në orën dy, ku tri çmimet e para do të fitojnë bursa të pjesshme për vitin e ardhshëm shkollor.

American School of Kosova çdo vit organizon ngjarje dhe panaire të ndryshme ku nxënësit e kësaj shkolle kanë hapësirë të shfaqin talentet e tyre, të eksperimentojnë me dëshirat dhe imagjinatën e tyre, duke u përgatitur më mirë për shkollim të mëtutjeshëm./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat