​Mitrovicë: Dialog ndër fetar mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Kosova

​Mitrovicë: Dialog ndër fetar mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Më: 28 maj 2015 Në ora: 16:22

Fëmijët janë dhuratë nga Zoti dhe duhet të trajtohen njësoj, ndërsa kanë nevojë që të punohet me ta 365 ditë në vit, dhe jo vetëm një ditë.

Kështu u tha mes tjerash gjatë një tryeze me temën “ Dialogu ndër – fetar mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” të enjten në Mitrovicë, të organizuar nga OSBE-ja për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Liderët fetarë të rajonit të Mitrovicës, kanë trajtuar për herë të parë përveç çështjeve të ndryshme fetare, edhe të drejtat e fëmijëve si prioritet të shoqërisë.

Ata kanë dhënë shumë shembuj se si komunitetet fetare dhe shoqëria civile mund të punojnë së bashku për bashkëjetesë me njëri-tjetrin, derisa u pajtuan se duhet sa më shumë aktivitete të përbashkëta në të ardhmen për promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare, të institucioneve, shoqëria civile etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat