​Arrestohen katër zyrtarë komunalë në Suharekë

Kosova

​Arrestohen katër zyrtarë komunalë në Suharekë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:56

Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka realizuar hetime disa mujore në Komunën e Suharekës lidhur me rastin e dëmtimit/uzurpimit të pronës shoqërore (stadiumit të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë).

Me këtë rast ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore prej 50 metra katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit me sipërfaqe prej 1.244 metra katror.

Personat e arrestuar janë; M. E. ( 1959), F. E. (1954), S. B. ( 1963), K. F.( 1960)

Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë; N. LL.( 1982) R. F.( 1951), H. M (1958) dhe B. K.( 1985)

Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat