Veseli: Përvoja parlamentare e Hungarisë, e mirëseardhur për Kosovën

Kosova

Veseli: Përvoja parlamentare e Hungarisë, e mirëseardhur për Kosovën

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:50

Kryetari i Kuvendit vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërparlamentar, Kosovë-Hungari dhe theksoi se Kuvendi i Kosovës ka nevojë që ky bashkëpunim edhe më tej të vazhdojë, sepse përvoja parlamentare e Hungarisë në procesin e euro-integrimeve është shumë e mirëseardhur për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Veseli këto komente i bëri në një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar.

Ambasadori Markusz, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Kosovës dhe agjendën legjislative sepse përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe Kuvendin e saj.

Ambasadori hungarez i dorëzoi Kryetarit Veseli ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit perëndimor, që mbahet në Parlamentin e Hungarisë, më 16 tetor 2015, me temën “Bashkimi evropian dhe politikat e sigurisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat