PDK-ja me katër kryetar të komunave të dënuar me burg

Kosova

PDK-ja me katër kryetar të komunave të dënuar me burg

Nga: H.Orana Më: 28 maj 2015 Në ora: 12:31

Me vendimin e djeshëm për Grupin Drenica, Partisë Demokratike të Kosovës iu bëhen tre kryetar të komunave të dënuar me burg.

Fillimisht është kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja i cili për vite të tëra ka probleme me ligjin. Pavarësisht kësaj, ai fitoj zgjedhjet dhe vazhdon të jetë kryetar komune.

Ngjashëm sikurse bashkëpartiaku, edhe Sami Lushtaku e Nexhat Demaku janë dy kryetar të dënuar, që qeverisin me komunat e rajonit të Drenicës.

Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dje është dënuar me 12 vjet heqje lirie, derisa kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku është dënuar me 3 vjet burg.

Një tjetër kryetar komune nga PDK-ja ishte edhe Xhabir Zharku, ish kryetar i komunës së Kaqanikut. Zharku dha dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës me të cilin ai u shpall fajtor dhe u dënua me tre vjet burg për vepër penale detyrim dhe 1.500 euro dënim me gjobë për vepër penale armëmbajtje pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat