Shqiptarët nuk duan Shqipëri të Madhe, por Shqipëri Etnike

Kosova

Shqiptarët nuk duan Shqipëri të Madhe, por Shqipëri Etnike

Nga: N.Sh. Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:31

Historiani Arben Llalla, thotë se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që nuk ka pasur dhe s’do të ketë Shqipëri të Madhe është e drejtë dhe burrnore, pasi asnjëherë nuk ka pasë Shqipëri të Madhe, por Shqipëri Etnike.

Sipas ti, emërtimin Shqipëri e Madhe e ka bërë propaganda sllave dhe greke për ta trembur Evropën.

“Shumë shqiptar janë shqetësuar përse kryeministri Edi Rama deklarojë se s’ka patur dhe s’do të ketë asnjëherë Shqipëri të Madhe. Kjo është një deklaratë sa e drejtë edhe burrnore, sepse vërtet asnjëherë s’ka patur Shqipëri të Madhe. Ne shqiptarët nuk duam Shqiptari të Madhe, por Shqipëri të Vërtetë, Etnike apo Natyrale. Emërtimi Shqipëri e Madhe është propaganda sllave dhe greke për të trembur Evropën. Shqipëria e Madhe quhet kur ne duam të zgjerojmë tokat tona në kurriz të të tjerëve si p.sh ta kemi kufirin deri në Slloveni, Hungari, Turqi apo Bullgari”, ka deklaruar historiani Arben Llalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat