Dezinsektimi hapësinor në Gjilan fillon brenda javës

Kosova

Dezinsektimi hapësinor në Gjilan fillon brenda javës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:24

Brenda një jave në Gjilan pritet të fillojë dezinsektimi hapësinor, që vitin e kaluar nuk ka mundur të bëhet për shkak të stërzgjatjes së procedurave të prokrurimit në përzgjedhjen e operatorit, për të vazhduar edhe me dezinfektim dhe derratizim, deri në krijimin e një ambienti sa më cilësor për qytetarët.

Një informatë për këtë projekt e ka prezantuar në Komitetin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS),Veton Uka, zyrtar për shëndet publik në Drejtorinë e Shëndetësisë.
Uka ka thënë se dezinsektimi do të kryhet në tri faza, duke filluar nga java e parë e qershorit, për të vazhduar me fazën e dytë, pas 15-20 ditësh dhe për ta përmbyllur me fazën e tretë, në gusht.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, më 20 gusht do të fillojë dezinfektimi i objekteve shkollore, në mpënyrë që ato të jenë të gatshme për një shtator.

Uka ka thënë se dezinsketimi bëhet gjatë fundjavëve, nëse nuk ka reshje, nga ora 8:00 e mbrëmjes, deri në orën 3:00 të mëngjesit, kohë kjo kur lëvizjet e qytetarëve janë të vogla.

Ai ka thënë se preparatet që përdoren për dezinsektim, nuk janë të dëmshme për ambientin, ndërkaq bletarët duhet t`i mbajnë mbyllur bletët e tyr e gjatë ditëve kur kryhet spërkatja.

Dezinsektimi do të bëhet në tërë qytetin, sidomos përgjatë lumenjve Mirusha e Stanishor dhe zonat tjera, ku koncentirmi i mushkonjave është më i madh, për të vazhduar deri te derdhja e ujërave të zeza në fshatin Uglar.

Sivjet, për herë të parë në Gjilan bëhet edhe derratizimi, që është një proces për zhdukejn e brejtësve, ka thënë Uka.

Jashar Jashari, kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që dezinsketimi, dezinfektimi dhe derratizimi të fillojë sa më shpejt, në mënyrë që të eliminohen mushkonjat dhe insektet tjera, të cilat janë të mërzitshme për qytetarët.

Anëtarët e KSHMS kanë kërkuar që dezinsektimi të përfshijë hapësirë sa më e madhe që është e mundur.Muhamet Kastrati, drejtor për Shëndetësi, ka thënë se kompania është e gatshme të kryej edhe fazën e katërt të dezinsektimit, nëse paraqitet nevoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat