Miratohet projektligji për Përgjimet dhe Telekomunikimet

Kosova

Miratohet projektligji për Përgjimet dhe Telekomunikimet

Më: 28 maj 2015 Në ora: 10:46

(E plotesuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës pa asnjë votë kundër kanë miratuar Projektligjin përgjimet dhe telekomunikimet.
Kuvendi me shumicë votash ka miratuar edhe Ligjin për Këshillin gjyqësor të Kosovës.

Po ashtu është miratuar edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Kuvendi miraton katër ligje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e sotme plenare me shpejtësi 3 ligje.

Fillimisht është miratuar ligji për Avokatin e Popullit, me vetëm një amendament të hequr me kërkesë të komisionit funksional.

Është miratuar gjithashtu edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Për këtë Projektligj 73 deputetë kanë votuar pro dhe një ka abstenuar.

Është miratuar edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Barazi Gjinore. Për të kanë votuar 66 deputetë, derisa 6 të tjerë kanë qenë kundër.

Deputetët i kanë thënë po edhe shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatatat. Për të kanë qenë pro 79 deputetë, 7 kundër e 1 abstenim.

Pajaziti: Dënimi i grupit Drenica, vendim politik

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimin e deputetit të PDK-së, Zenun Pajaziti, lidhur me dënimin e grupit Drenica, dënim i cili sipas tij ishte politik.

Ai kërkoi gjakftohtësi nga qytetarët në mënyrë që organet e drejtësisë të kenë hapësirë në korrigjimin e asaj çka ka ndodhur dje me grupin Drenica.
“Pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen drejt dhe pa ndërhyrje politike”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Kadri Veseli, vendimin e djeshëm e ka cilësuar si një ngjarje të rënd që i ka ndodhur Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat