Franca e hiq Kosovën nga lista e vendeve të pasigurta

Kosova

Franca e hiq Kosovën nga lista e vendeve të pasigurta

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:44

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron në një vizitë dyditore në Francë ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Institucioneve në Francë.

Delegacioni në përbërje të deputeteve Elmi Reqica, Blerta Deliu-Kodra, kryetarja e Gruas Demokratike znj. Justina Shiroka Pula si dhe Drejtori i Caritas Kosovës Don Viktor Sopi me bashkëpunëtor kanë zhvilluar takime me deputet të Asamblesë Nacionale të Francës me të cilët kanë biseduar lidhur me zhvillimet politike në vend.

Kryesuesja e grupit te Miqësise Kosovë Francë Genevieve Gosselin Fleury ka mirëpritur delegacioni e Kosovës dhe ka deklaruar se tashmë kanë filluar procedurat për heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të pasigurta poashtu ajo ka ofruar mbështetjen e Francës në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në BE.

Gjatë vizitës në Francë delegacioni ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare "Ushqimi, Varfëria dhe Mjedisi", ku ka ofruar perspektivën e Kosovës për një ambient të shëndosh.

Poashtu, deputetët bashkë me anëtaret e tjerë kanë pasur takim me Presidenten e Caritas Francës Veronique Fayet si dhe zv/presidentin e Caritas Evropës Bernard Thibaud ku ështe biseduar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve sa i përket projekteve të cilat janë me interes për Kosovën.

Delegacioni do t'i vazhdoj takimet edhe gjatë ditës së sotme ku do të zhvilloj takim me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Francës.N.Sh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat