Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është dënuar dje me 12 vjet heqje lirie. Ai bashkë me të tjetër të përfshirë në Grupin Drenica janë dënuar me 47 vjet burg.
Lushtaku në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur si kryetar ndonëse ishte në paraburgim. Ai edhe betimin e bëri duke u liruar përkohësisht nga burgu, e këtë ia lejoj Eulex-i.
Muaj më parë Lushtaku ishte liruar për të dëshmuar pafajësinë në shtëpi, si arrest shtëpiak, ndërsa një pjesë tjetër të dënimit e ka kryer edhe në spital.
Tani kur vendimi të bëhet i plotëfuqishëm, Lushtakut nuk iu lejohet më të qeverisë komunen nga burgu. Si zëvendës i tij deri më tani ishte nënkryetari Fadil Nura, ndërsa kur të organizohen zgjedhjet e reja, si kandidat i mundshëm për të zënë pozitën e tij, mund të jetë edhe vetë djali i tij, Mergim Lushtaku.