Seancë e Kuvendit – para deputetëve me shumë projektligje

Kosova

Seancë e Kuvendit – para deputetëve me shumë projektligje

Më: 28 maj 2015 Në ora: 07:24

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen plenare, në rend dite të së cilës, mes tjerash, do të gjendet Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në shqyrtim të parë.

Përveç kësaj, deputetët para vetes në shqyrtim do të kenë një sërë projektligjesh, si atë për Avokatin e Popullit, kundër Diskriminimit, për Barazi Gjinore, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Deputetët po ashtu para vetës do të kenë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Seanca e Kuvendit fillon në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat