Ramush Haradinaj në ‘krizë’, lëshon me qira vilën në Dragodan

Kosova

Ramush Haradinaj në ‘krizë’, lëshon me qira vilën në Dragodan

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:18

Ramush Haradinaj duket të mos i ketë punët mirë financiarisht.
Burime të reporteri.net, kanë bërë të ditur se lideri i AAK-së më nuk është duke banuar në shtëpinë e tij në lagjen Dragodan në Prishtinë, shtëpi e madhe me disa qindra metra katrorë e ndërtuar për komandantin dukagjinas të UÇK-së, i vendosur në kryeqytet nga fshati Gllogjan i Deçanit, pas triumfit në luftën ndaj Serbisë.
Shtëpinë e tij të ndërtuar në lagjen e njohur si zonë e misioneve diplomatike që janë të vendosura në Kosovë, sipas këtij burimi, Haradinaj e ka lëshuar me qira.
Ai bashkë me familjen e tij, bëhet e ditur të jetë vendosur sërish në një lagje të pasurish, por në një shtëpi më të vogël.
Bëhet fjalë për lagjen “Marigona Residence”, që ndodhet në periferi të kryeqytetit në zonën afër Graçanicës.
Ky burim i ka thënë reporteri.net, se Haradinaj ja ka lëshuar me qira një spitali privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat