Haradinaj: Të krijohet ambient i sigurtë për investime

Kosova

Haradinaj: Të krijohet ambient i sigurtë për investime

Më: 27 maj 2015 Në ora: 21:50

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot përfaqësuesit e Unionit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, presidentin e Unionit Mbarëshqiptar, Nazar Mehmeti, Elmi Berishën, nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës dhe kryetar për “Zonën e Tri-Shtetshit” - New York, New Jersey dhe Connecticut dhe Sekretarin e Përgjithshëm të këtij unioni, Ismet Smajli.

Përfaqësuesit e këtij mekanizmi të bizneseve shqiptare në botë, e njoftuan kryetarin Haradinaj për organizimin dhe angazhimin e deritanishëm të Unionit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, mundësitë potenciale për investime, duke trajtuar në veçanti përparësitë dhe mangesitë e të bërit biznes në Kosovë.
Kryetari Haradinaj shprehu përkushtimin e tij për të ndihmuar në krijimin e hapsirës dhe ambientit të sigurt për investimet e diasporës shqiptare në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat