Dicarlo: Gjykata Speciale nuk e njëllosë luftën e UÇK-së

Kosova

Dicarlo: Gjykata Speciale nuk e njëllosë luftën e UÇK-së

Më: 27 maj 2015 Në ora: 20:40

Gjykimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, siç duket nuk do përfundojnë me kaq. Tashmë është në prag themelimi i Gjykatës Speciale për të cilën Kuvendi do të vendosë të premten.

Ish-ambasadorja e SHBA-së në KS të OKB-së, Rosmary Dicarlo, kërkon nga deputetët ta votojnë këtë gjykatë, për të cilën thotë se do t'i ndihmojë Kosovës në ecjen përpara.

Gjykata Speciale nuk do ta njollosë luftën e UCK-së dhe ky institucion i drejtësisë nuk ka për qëllim ndëshkimin e pjesëtarëve të saj. Këtë e konfirmon edhe njëherë ish ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rosmary Dicarlo, e cila thotë se kjo gjykatë do të trajtojë raste të caktuara.

"Me aq sa kuptoj unë Gjykata Speciale nuk do të formohet me këtë qëllim. Gjykata Speciale do të trajtojë një grup të akuzave dhe nuk është duke shqyrtuar UÇK-në si tërësi. Këtë qëllim nuk e ka pasur as Tribunali i Hagës. Ky nuk është një kusht që është vënë nga ndonjë person e as ndonjë institucion dhe do të thosha se këto komente janë të pavërteta".

Me miratimin e Gjykatës Speciale nga kuvendi, amerikania thotë se Kosova do të përjashtonte mundësinë që këtë ta bëjë Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Veç kësaj, ajo thekson edhe përfitime tjera që mund të ketë Kosova.

"Krijimi i Gjykatës Speciale dhe se përballja me këto akuza do të ndikonte në ecjen përpara të Kosovës. Mendoj se kjo do të demonstronte që Kosova ka demokraci dhe që nuk është e frikësuar të adresoj çështjet e saj dhe që nuk ka qenë e frikësuar të punojë me komunitetin ndërkombëtar. Kjo do të ndihmojë edhe rrugën e Kosovës drejt BE-së, NATO-s dhe eventualisht shpresojmë drejt anëtarësimit në OKB në një të ardhme jo fort të largët.

Veç akuzave për krime lufte, së fundmi Kosova është akuzuar edhe si përgjegjëse për incidentin e fundit në Kumanovë. Këta zëra, sipas Dicarlos janë të pavërtetë".

Sipas saj, Kosova ka raporte të mira me Maqedoninë dhe kërkon t'i ruajë këto raporte. Prandaj nuk besoj se do ta dëmtojë imazhin e Kosovës pasi që kjo nuk është iniciativë e Kosovës. Ata që i bëjnë këto komente për fat të keq, i bëjnë që ta lëndojnë Kosovën por nuk po më duket se po ia arrijnë qëllimit.

Veç tjerash, ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, tha se e përkrah një proces të thellë hetimi në Maqedoni për ta zbardhur të vërtetën e asaj që ndodhi në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat