Wayne: FSK, organizatë profesionale

Kosova

Wayne: FSK, organizatë profesionale

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:24

Forca e Sigurisë së Kosovës tani është e gatshme profesionalisht të kryej çdo detyrë emergjente që kanë të bëjnë me asistimin e autoriteteve civile gjatë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore apo emergjencave tjera që kërkojnë asistencë humanitare.

Kjo pasi që, Brigada për Reagim të Shpejtë nga radhët e FSK-së dhe Ushtria amerikane për Evropë mbajtën një ushtrim të përbashkët të titulluar “Ndihma e Kosovës” apo “Kosovo Aid” në Aeroportin e Gjakovës.
Ushtrimi u realizua me asistimin e Brigadës së Katërt të Këmbësorisë Parashutiste Luftarakenga Alaska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht e bashkangjitur Ushtrisë amerikane për Evropë, si dhe Komandës së SHBA-ve për Evropë.

Për të parë nga afër ekzekutimin e ushtrimit nga brigada për reagim të shpejtnga radhët e FSK-së dhe ushtrisë amerikane: ishin edhe zëvendës ministri Fadil Gashi,Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së dhe Ushtrisë amerikane për Evropë.

Komandanti i Forcës së Sigu risë, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se ka qenë një trajnim shumë i suksesshëm për shkak se ndihmon në gatishmërinë e FSK-së në raste emergjente.

Rama: Do të jemi të gatshëm të intervenojmë

“Rëndësia e këtij trajnimi është që është hera e parë që ne si forcë e sigurisë e kemi një trajnim të tillë. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me trajnime të tilla dhe këto trajnime dhe eksperienca që i marrim nga partnerët tanë, ne në rast që kërkohet në emergjenca të ndryshme edhe të institucioneve tona por edhe të vendeve të ndryshme në regjion ne do të jemi të gatshëm të intervenojmë me ato kapacitet që i kemi... unë realisht jam shumë i kënaqur me këtë përformancë të ushtarëve që e dhanë sot. Unë e përmenda edhe më herët që është hera e parë dhe jam shumë i sigurt që Forca e Sigurisë është e gatshme me të gjitha kapacitet edhe në aspektin profesional janë shumë të ga tshëm që çdo detyrë që u jepet ta përfundojnë me suksese” ka thënë ai.

Kurse, komandanti i Operacionit, Vegim Krelani ka thënë se Kompania A e batalionit të dytë të brigadës “Reagimi i shpejt” në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane

Krelani: QëllimI ishte hedhjen e pakove nga ajri

“Kemi ekzekutuar operacionin “Kosovo Aid”, i cili ka pasur për qëllim hedhjen e pakove nga ajri si dhe perimetrin e sigurisë të cilën e kanë bërë pjesëtarët e FSK-së. Gjithashtu çmontimin e pakove, mbledhjen e parashutave dhe sigurinë gjatë operacionit e kanë udhëheqë pjesëtarët e FSK-së. Ky operacion ka pas njësi të veçantë sepse është hera e parë që FSK bën një ushtrim Tok-Ajër dhe njëkohësisht FSK ka ushtruar komunikimin me sistemet e komunikimit të Ushtrisë Amerikane duke komunikuar njëherazi me tri vijat e ndryshme në nivel batalioni dhe në nivel të FSK dhe në nivel Tok- Ajër me aeroplanin i cili i hodhi pakot. Ne jemi shumë të entuziazmuar që mbajmë trajnime të tilla dhe kemi për synim që t’i thellojmë ato dhe në të ardhmën të përgatitemi për misionet të cilat na cakton kushtetuta në mënyrë që të kryejmë për të cilin paguhemi e që është shërbimi ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

Majorët amerikanë u ndanë të kënaqur me përformancën e FSK-së. Jason Wayne, major nga Brigada e Katërt e Këmbësorisë Parashutiste Luftarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se qëllimi i këtij trajnimi është që të trajnohen pjesëtarët e FSK-së për të qenë të gatshëm në raste emergjente dhe fatkeqësive natyrore.

Wayne: FSK-ja është njëra ndër organizatat më profesionale

“Sot, jemi këtu në partneritet me FSK-në, duke e mbajtur një ushtrim ajror të përbashkët, në përkrahje të n dihmës humanitare dhe trajnimin lehtësim në fatkeqësi, në të cilin jemi duke punuar me ushtrinë ajrore amerikane, ushtrinë amerikane për Evropë dhe FSK-në. FSK-ja është njëra ndër organizatat më profesionale që kam punuar ndonjëherë së fundi. Kanë demonstruar kapacitet të jashtëzakonshëm. Dhe, sa pashë gjatë trajnimit dhe ekzekutimit të operacioneve sot, ishin vetëm disa hendeçe të vogla në aspektin e kapacitete teknike të cilat u dashur t’i mbushim”, ka thënë ai.

Pjesë e skenarit të këtij trajnimi ishin Aeroplanët amerikan të tipit C130J, të cilët zbarkuan ngarkesa me parashutistë në aeroportin e Gjakovës si dhe skenarë të tjerë të ushtrimit sipas skenarit të planifikuar./Tv Syri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat