Zhu: FMN e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Kosova

Zhu: FMN e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Më: 27 maj 2015 Në ora: 16:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Min Zhu, i cili vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe progresit ekonomik e stabilitetit fiskal, si dhe rëndësinë e mbështetjes së zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe të energjisë në Kosovë.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zëvendësdrejtori Zhu kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe FMN-së, si dhe reformat ekonomike e fiskale që po ndërmerren në Kosovë.
Kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite të nivelit të lartë të FMN-së në Republikën e Kosovën, duke informuar për Programin e Qeverisë së Kosovës dhe për planet zhvillimore dhe masat e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe financiar të Kosovës.

Mustafa po ashtu foli për fokusimin e Qeverisë së Kosovës në gjenerimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetja e fuqishme e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe energjisë në Kosovë.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim me FMN-në.

Zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, Min Zhu vlerësoi të arritura t në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe progresit ekonomik e stabilitetit fiskal, si dhe rëndësinë e mbështetjes së zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe të energjisë në Kosovë.

Ai po ashtu theksoi se vizita e tij në Kosovë dëshmon përkushtimin e FMN-së për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat