​Për Kumanovën, komisioni për Punë të Brendshme kërkon takim me kryeministrin

Kosova

​Për Kumanovën, komisioni për Punë të Brendshme kërkon takim me kryeministrin

Më: 27 maj 2015 Në ora: 15:01

Në mbledhjen e tij të rregullt Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme ka kërkuar që të kenë për një takim informues kryeministrin e vendit Isa Mustafa për t’i njoftuar lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas ngjarjes së Kumanovës.

Kjo kërkesë u bë nga deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi i cili tha se ky takim duhet të bëhet, pasi që në takimin e fundit që kishte pasur komisioni së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës Shpend Maxhunin, ata nuk kishin marrë informacionet e nevojshme lidhur me atë se a dinte apo jo Kosova se në Kumanovë do të ndodhte ajo që ndodhi me 9 dhe 10 maj.

“Përderisa nuk duhet thjeshtë të qarkullojnë informacione, duhet të kemi informacione, ne kemi kërkuar informacione zyrtare, për shumë çështje nga ministri i brendshëm. Ministri i brendshëm i ka adresuar burimin e informacione ve në kryeministri respektivisht te kryem inistri dhe ka thënë se kryeministri mundë të jetë i njoftuar nga AKI-ja për ngjarjen paraprakisht por që ky nuk ka qenë i njoftuar, që i bie që mendoj që kryeministri do të duhej të kishte gatishmërinë që deputetëve në parlamentin e Kosovës ose së paku komisionit për siguri t’i shpjegonte se çfarë ka ditur ai paraprakisht, me ngjarjen në Kumanovë”, tha Selimi.

Kërkesa e tij pasi u përkrahë nga anëtarët e tjerë të komisionit mbeti të procedohet më tutje.

Po ashtu komisioni vendosi që të aranzhoj një takim të përbashkët me komisioni për mbikëqyrje të Agjencisë së Inteligjencës, ku do të diskutohej mes tjerash lidhur me ato përgjigje që munguan në takimin e javës së kaluar me ministrin Hyseni.

Ndërkohë komisioni gjatë mbledhjes së tij të rregullt ka shqyrtuar projektligjin për Armët, për Pajisje me Armë dhe Municione dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizua ra Shtetërore për Siguri, shqyrtimin e projektligji për Letërnjoftim, për çka u tha se kanë plotësuar të gjitha kushtet, dhe në bazë të procedurave u krijuan edhe nënkomisionet që do të vazhdon të kryejnë punët e mëtutjeshme.

Rexhep Selimi u vendos të jetë kryetar i nënkomisionit për armë, ndërsa Nuredin Ibishi u zgjodh kryetar i nënkomisionit për Pajisje me Armë për Institucione të Autorizuara të Sigurisë.

Qerim Bajrami nga grupi 6+ kërkoi që për komunitetin e tij kur bëhet fjalën në ligjin për letërnjoftime të futet si amendament kërkesa që pjesëtarët e komunitetit boshnjak kur të aplikojnë për letërnjoftime të Republikës së Kosovës, formularët të jenë të shkruara në gjuhën e tyre amtare, gjë e cila nga kryetari i Komisionit Daut Haradinaj u kërkua të procedohet në formë formale, si një shkresë për të parë se si të veprohet më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat