Kosova tregon përkushtimin e saj drejt afrimit me Këshillin e Evropës

Kosova

Kosova tregon përkushtimin e saj drejt afrimit me Këshillin e Evropës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:11

Kosova ka demonstruar edhe njëherë përkushtimin e saj drejt afrimit të mëtejmë me Këshillin e Evropës, meqë ajo tashmë është anëtarësuar në organizata të cilat janë nën ombrellën e Këshillit të Evropës.

Kjo është bërë gjatë takimit të tretë që është mbajtur ndërmjet grupit punues të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, thuhet se palët kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

“Zyrtarët e pranishëm janë zotuar se do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të përmbushjes së standardeve në kuadër të konventave të Këshillit të Evropës. Janë rishikuar dhe diskutuar të gjitha projektet që janë në implementim e sipër por edhe projektet e ardhshme. Është bërë shkëmbimi zyrtar i marrëveshjes për imunitete dhe privilegje për zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

Këshilli i Evropës (KE) është përfaqësuar nga Bjørn Berge, shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të KE, Verena Taylor, drej toreshë e drejtoratit për programe në KE, Isabelle Servoz Gallucci, shefe e zyrës së KE në Kosovë, Uwe Muller, këshilltar politik në drejtoratin për këshillim politik në KE.

Republika e Kosovës është përfaqësuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Strasbourg, Edon Cana, Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Kreshnik Gashi, dhe përfaqësues të ministrive relevante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat