U mbajt takimi i tretë i grupit punues Kosovë-Këshilli i Evropës

Kosova

U mbajt takimi i tretë i grupit punues Kosovë-Këshilli i Evropës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 12:59

Është mbajtur takimi i tretë i Grupit punuese Kosovë -Këshilli i Evropës. Këshilli i Evropës (KE) është përfaqësuar nga Bjørn Berge, shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të KE, Verena Taylor, drejtoreshë e drejtoratit për programe në KE, Isabelle Servoz Gallucci, shefe e zyrës së KE në Kosovë, Uwe Muller, këshilltar politik në drejtoratin për këshillim politik në KE.

Republika e Kosovës është përfaqësuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Strasbourg, Edon Cana, Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Kreshnik Gashi, dhe përfaqësues të ministrive relevante.

Në këtë takim, që pasqyron thellimin e ndërveprimit të drejtpërdrejte ndërmjet zyrtarëve të lartë të KE dhe të ministrive të linjës së Qeverisë së Kosovës, palët diskutuan intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës. Zyrtarët e pranishëm janë zotuar se do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të përmbushjes së standardeve në kuadër të konventave të Këshillit të Evropës. Janë rishikuar dhe diskutuar të gjitha projektet që janë në implementim e sipër por edhe projektet e ardhshme.

Është bërë shkëmbimi zyrtar i marrëveshjes për imunitete dhe privilegje për zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovës.

Kosova ka demonstruar edhe një herë përkushtimin e saj drejt afrimit të mëtejmë me Këshillin e Evropës meqë ajo tashmë është anëtarësuar në organizata të cilat janë nën ombrellën e Këshillit të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat