Avokati i Popullit organizoj punëtori në funksion të transparencës

Kosova

Avokati i Popullit organizoj punëtori në funksion të transparencës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 12:01

Institucionet e Kosovës, vazhdojnë të hezitojnë të tregohen transparente.

Kështu vlerëson avokati në largim i popullit Sami Kurteshi.

Kurteshi gjatë punëtorisë së organizuar sot në Prishtinë, nga Institucioni i Avokatit të Popullit, ka deklaruar se ky hezitim i institucioneve për të qenë transparente shprehet në formulime gjuhësore.

“Nganjëherë janë absurde dhe nuk kanë ndonjë kuptim apo përmbajtje, duke u përpjekur domethënë që mos transparencën ta mbulojnë me formulime gjuhësore në fund duke përdor atë togfjalëshin e ndalur për shkak të të dhënave personale që janë të ndalura me u dhënë”, tha Kurteshi.

Kurteshi ndër të tjera nuk la pa përmendur as Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij është ndër institucionet më ta larta që nuk lejon qasje në dokumentet publike.

“Nëse ne e kemi obligim të krijojmë një dokument e nuk e kemi krijuar duhet të tregojmë pse nuk e kemi krijuar, e nëse është i krijuar e nuk e japim, mendoj se mundësia e ikjes së obligimit do të jetë 99.9 për qind, ndërsa do të duhet të ishte e kundërta pasi taksapaguesi duhet të dijë çka është publike dhe si duhet të veprohet me të”, deklaroi ai.

Punëtoria do të vazhdojë gjatë ditës, ku përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe të disa komunave të Kosovës po diskutojnë për mundësitë që transparenca të jetë më e pranishme nëpër institucionet e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat