Limaj thumbon Thaqin: Asnjëherë më krimet e masakrat që ka kryer shteti serb në Kosovë nuk do hetohen

Kosova

Limaj thumbon Thaqin: Asnjëherë më krimet e masakrat që ka kryer shteti serb në Kosovë nuk do hetohen

Më: 27 maj 2015 Në ora: 11:28

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka komentuar deklaratën e djeshme të ministrit Hashim Thaqi, duke thënë se të gjithë ekspertët e drejtësisë do ta quajnë talle dhe përqeshje deklaratën e tij.

“Tallje dhe përqeshje me viktimat do ta quajn të gjithë ekspertët e drejtësisë deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, kur tha se do ta padisim Serbinë, e do të hetohen krimet serbe në Gjykatën Ndërkombëtare”, shkruan Limaj në Facebook.

Ai ka shkruar poashtu se “asnjëherë më krimet e masakrat që ka kryer shteti serb në Kosovë nuk do hetohen, e as nuk do të gjykohen nga gjykatat ndërkombëtare, sepse kjo temë është mbyllur për shtetin serb me përfundimin e mandatit të Gjykatës së Hagës”.

“Paraqitja e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tregon se në vendin tonë jemi duke parë diplomaci në shërbim të interesit individual, e asnjëherë në shërbim të shetit, tash e shtatë vjet, fatkeqësisht”, thotë Limaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat