Lista Serbe voton kundër transformimit të FSK-së

Kosova

Lista Serbe voton kundër transformimit të FSK-së

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:35

Dy anëtarët e kabinetit qeveritar nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq dhe Dalibor Jevtiq kanë votuar kundër miratimit të amandamenteve kushtetuese për transformimin e FSK-së në FAK.

Stojanoviq ka theksuar edhe në mandatin e kaluar pjesëtarët e komunitetit serb nuk kanë mundur t’i mbështesin këto ndryshime sepse s’ka pasur debat të gjerë.

“Ne presim të ketë debat më të gjerë, por tash për tash nuk mund t’i mbështesim. Lista Serbe edhe në Parlament do të mbaj qëndrimin e njëjtë me shpresë që debate do të zhvillohet për mënyrën se si do të përfaqësohet edhe Lista Serbe në FAK”, ka theksuar Stojanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat