​Mbahet seanca gjyqësore për Goleshin

Kosova

​Mbahet seanca gjyqësore për Goleshin

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:25

Rasti i Minierës së Goleshit e cila ishte privatizuar nga pronari Hysni Zogaj, do të dalë sot në seancë dëgjimore në dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Seanca dëgjimore për rastin e minierës së Goleshit, e cila ishte paraparë që të zhvillohet një javë më herët ishte anuluar. Anulimi i saj kishte ndodhur për shkak të mungesës së gjykatësit

Historia që kishte filluar në vitin 2007 po mëton të marrë fund me seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore. Krejt kjo pas ankesës që kishte bërë pronari Zogaj ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila sipas tij AKP, ia ka tërheq aksionet e minierave para skadimit të afatit të kryerjes së obligimeve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Hysni Zogaj, pronar i kompanisë “Iming”, kishte blerë nga ish- Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) minierat kosovare të magnezitit në Golesh dhe Strezovc për më shumë se 1.5 milionë euro, ku kishte premtuar edhe mbi 30 milionë euro investime dhe 600 të punësuar.

Por katër vjet më vonë Zogaj i rrezikoi me humbje këto miniera, për shkak të dështim it në realizimin e investimeve dhe punësimeve, ashtu siç kishte premtuar më herët. Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), e cila është pasardhëse e AKM-së, i kishte dhënë afat deri më 15 mars 2012 që t’i përmbush këto zotime, në të kundërtën do t’ia tërhiqte aksionet e minierave dhe të njëjtat do t’i ritenderonte.

Para një muaji menaxhmenti i Agjencionit Kosovarë të Privatizimit (AKP), hapi ankand publik për shitjen e Zhavorrit me Granulacion të 2 mijë tonëve, material ky i ndërmarrjes së re MM”Goleshi”. Pronari i kontestuar nga AKP-ja i kësaj miniere, Hysni Zogaj, veprimin e menaxhmentit të AKP-së e quajti veprim të kundërligjshëm. Zogaj pati thënë se vendimi i AKP-së për këtë shitje është bërë pa pasur një vendim të gjykatës, pasi rasti i minierës së “Goleshit” është në dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme.

E sot pritet që këto probleme të dalin në seancë dëgjimore po ashtu në Gj ykatën Supreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat