Besjana Rexhepi largohet nga Vetëvendosja

Kosova

Besjana Rexhepi largohet nga Vetëvendosja

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:03

Pa kënaqësitë brenda Vetëvendosjes janë duke vazhduar nëpër qendra të Kosovës për shkak të ngufatjes së demokracisë.

Dorëheqja e fundit vjen nga Vitia e asamblesites, Besjana Rexhepi.

Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook se nuk i takon më Vetëvendosjes, për shkak se konsideron që kishte mungesë të demokracisë dhe cenzurë.

Ky është njoftimi i asamblesites Rexhepi për largimin nga Vetëvendosje:

Të dashur familjarë, shoqëri e gjerë dhe shumë të respektuar qytetarë të Vitisë!

Tashmë u bën 29 muaj nga të qenurit asambleiste ( e Lëvizjes Vetëvendosje) në Kuvendin Komunal të Vitisë, muaj këto me përplot aktivitete dhe angazhime pune për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Mirëpo përfaqësimi i tillë padyshim se kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të lartë, por bazuar në funksionalitetin e përfaqësimeve të tilla për mua si asambleiste kishte barriera intrapartiake( brenda partiake) të shoqëruara me cenzurë, mungesë demokracie dhe favorizim klanesh, për të cilat jam munduar të i luftoj në mënyrë që gjithnjë të jem sa më afër juve.

Prandaj, tani e tutje bashkëqytetarë të Vitisë, zëri i juaj do të dëgjohet akoma më fuqishëm, meqë unë NUK do t’i takoj asnjë SUBJEKTI POLITIK, do të jem e PAVARUR.

Me respekt,

Besjana Rexhepi

Asambleistja e Pavarur e Kuvendit Komunal të Vitisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat