Juristë nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë për vizitë në Gjykatën Kushtetuese

Kosova

Juristë nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë për vizitë në Gjykatën Kushtetuese

Më: 27 maj 2015 Në ora: 08:16

Një delegacion i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga këshilltarë juridikë dhe punonjës administrativë të këtij institucioni, do të qëndrojë për vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, prej sot deri të premten, më 29 maj.

Gjatë vizitës, delegacioni nga Shqipëria do të njoftohet më për së afërmi me organizimin dhe me metodat e punës të Departamentit ligjor dhe të departamenteve të tjera që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Krahas shkëmbimit të përvojave ndërmjet homologëve të dy gjykatave, me përkrahjen e Projektit të Këshillit të Evropës për mbështetje në zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut, nesër, do të mbahet punëtoria e përbashkët me temën: “E drejta për gjykim të drejtë në bazë të Nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Aspekti civil”, njoftoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat