Kryeziu: Po mbahen zgjedhjet për ta mbajtur Isën në pushtet

Kosova

Kryeziu: Po mbahen zgjedhjet për ta mbajtur Isën në pushtet

Më: 27 maj 2015 Në ora: 07:18

Eqrem Kryeziu ka vlerësuar se zgjedhjet në LDK po mbahen për ta mbajtur Isa Mustafën në pushtet. Ai ka thënë se rikandidimi i Mustafës është fyerje për moralin e LDK-së.

Kryeziu për ‘Epokën e re’ tha se mostransparenca, klientelizmi, nepotizmi dhe gënjeshtra e zëvendësojnë sot moralin e LDK-së.

Ai nuk ka dashur të komentojë kandidatët tjetër, por ka thënë se do të duhej një vullnet i mirë, imperativ, për ta ndaluar erozionin që e ka përfshirë LDK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat