Zhitia: 150 të vramë te vitit '82 u lanë jashtë listave te dëshmorëve! (Video)

Kosova

Zhitia: 150 të vramë te vitit '82 u lanë jashtë listave te dëshmorëve! (Video)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 21:12

Naim Zhitia, kryetar i Komisionit të Familjeve të Dëshmorëve të Kombit i cili është edhe vëlla i heroit kombëtar Afrim Zhitia, i ftuar në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll' me Fidan Jupollin, në Televizionin Rrokum ka theksuar se është për keqardhje se si plejada e dëshmorëve si është Fahri Fazliu, Afrim Zhitia e shumë të tjerë nuk janë në listat e dëshmorëve.
Zhitia ka thanë se institucionet e Kosovës i kanë neglizhuar kërkesat e tyre, duke shtuar se po te mos ishte kjo kategori atëherë nuk do të ishte as Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai i ka ftuar gjithë deputetët e Kosovës në marshin paqësor i cili ka me u mbajt me 30 Maj para Bibliotekës Kombëtare për t’i mbrojt ketë kategori dhe të mbështes duke shtuar se Ligji asht shkelë prej Këshillit të Verifikimit për Veteranet.
Sipas tij, ata nuk kërkojnë lëmoshë, por vetëm ato qe i takojnë ne bazë te Ligjit.
Zhitia ka theksuar se ata nuk kanë me u ndalë deri në arritjen e qëllimeve të tyre.
Ai ka thane se janë diku 150 dëshmorë te vramë prej kësaj plejade, te cilët kanë ra për ketë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat