Avokatët besojnë se ‘Grupi i Drenicës’ do të shpallet i pafajshëm nesër

Kosova

Avokatët besojnë se ‘Grupi i Drenicës’ do të shpallet i pafajshëm nesër

Më: 26 maj 2015 Në ora: 20:37

Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj beson se klienti i tij bashkë me Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sabit Gecin, Jahir Demakun, Ismet Haxhën e Avni Zabelin do të shpallen të pa fajshëm nga akuzat për krime lufte.
“Unë besoj gjithmonë në aspektin profesional se aktgjykimi do të jetë një aktgjykim lirues”, tha Rrecaj.
Ai në emisionin “Zona B”, tha se prokuroria ka dështuar të vërtetoj ekzistencën e qendrës së ndalimit në Likoc ku ata ngarkohen se ata kanë kryer krime.
“Në të ashtuquajturën qendër të ndalimit apo burgun e Likocit i cili nuk ka ekzistuar asnjë herë dhe prokurorët nuk kanë arrit, pra kanë dështuar që ta verifikojnë se një qendër e tillë ndalimi ose paraburgimi ka ekzistuar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat