Jashari: Pa bashkim kombëtar lufta e shqiptarëve nuk ka përfunduar

Kosova

Jashari: Pa bashkim kombëtar lufta e shqiptarëve nuk ka përfunduar

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:49

Përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta OVL e UÇK-s Xhavit Jasharai në fjalimin e tij në akademinë komemorative për nder të të vrarave në Kumanov, ka thënë se liria e atdheut e deshi jetën e të rënëve në Kumanovë.
"Nga sot ju jeni bërë pjesë e lirisë sonë, pjesë e lirisë së atdheut", ka thënë Jasharai.
Ai shtoi se pa kontributin e të rënëve në Kumanovë nuk mund të krijohet asnjë dit e luftës dhe lirisë që sot, Kosova e gëzon.
"Dhembjen që na krijuat do ta zëvendësojmë me idealin tuaj që dhatë për lirin e atdheut ta zëvendësojmë me jetën ton. Ne sot po ndahemi nga ju, e ju sot do të shkoni në jetën e përjetshme", ka thënë ndër tjerash Jasharai.
Ai ka thënë se pa bashkim kombëtar lufta e shqiptarëve nuk ka përfunduar. "Vet lufta për liri është veprim historik”, u shpreh Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat