Ministri Yagcilar u takua me përfaqësuesin special të BE-së Samual Zbogar

Kosova

Ministri Yagcilar u takua me përfaqësuesin special të BE-së Samual Zbogar

Më: 26 maj 2015 Në ora: 15:29

Në Ministrinë e Administratës Publike ministri Mahir Yagcilar priti përfaqësuesin special të BE-së për Kosovë Samuel Zbogar. Në këtë takim, ministri Yagcilar, njoftoi z. Zbogar për Kompleksin e Pallatit të Drejtësisë dhe përballimin e telasheve të paraqitura atje, por edhe për përpjekjet që janë duke u bërë për eliminimin e tyre.

Në funksion të saj u përmend edhe veprimi i ndërmarrë , nëpërmjet një ankes kontrate të lidhur me punëkryesin i cili është i obliguar t’i eliminojë vështirësitë, aty ku shfaqen. MAP-i, u theksua me këtë rast, në saje të kompetencave të veta, po bën çdo gjë, në mënyrë që punonjësit e vendosur në Pallat të ndjehen sa më komod në kryerjen e punëve të tyre.

Ministri Yagcilar, z. Zbogar e njoftoi edhe me ecurinë e punëve për Ligjin për Procedurën Administrative, por edhe me përgatitjet për takimin e GVRAP-it i cili pritet të mbahet, më 1 dhe 2 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat