Këshilli Organizativ vendos, Isa Boletini rivarroset në Boletin

Kosova

Këshilli Organizativ vendos, Isa Boletini rivarroset në Boletin

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:51

Këshilli Organizativ ka vendosur që Isa Boletini të rivarroset në Boletin më 10 qershor, duke shfuqizuar kështu vendimin për rivarrimin në Vlorë.

Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje më 10 qershor.

Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Këshilli në mënyrë unanime e ka vendosur një gjë të tillë.

“Sapo dola nga mbledhja e këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, e ku unë e kisha kundërshtuar fuqishëm një gjë të tillë”, tregon Bahtiri.

I pari i Mitrovicës bën të ditur se në Këshill është vendosur që secili institucion t’i merr përgjegjësitë e veta dhe rivarrimi më 10 qershor të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat