A do të prishet koalicioni qeveritar pas zgjedhjeve në LDK?

Kosova

A do të prishet koalicioni qeveritar pas zgjedhjeve në LDK?

Nga: H.Orana Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:21

Pas koalicionit me PDK-në, Isa Mustafa ka marr shumë kritika nga njerëzit e tij. Ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të tij doli të jetë deputetja Vjosa Osmani.

Kjo e fundit madje i hyri garës edhe për kryetare të LDK-së.

Osmani ka premtuar se me tu zgjedhur e para e partisë gjëja e parë që do të bëj është rishikimi i marrëveshjes me PDK-në.

Deputetja Osmani është shumë e bindur në fitore, andaj nëse realizohet kjo, a do të thotë se koalicionit LDK-PDK i ka mbetur shumë pak “jetë”?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat