Petritsch: Sa më shpejt të themelohet Gjykata Speciale, aq më mirë për Kosovën

Kosova

Petritsch: Sa më shpejt të themelohet Gjykata Speciale, aq më mirë për Kosovën

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:20

Ish i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën dhe ish-negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për paqe në Kosovë, Wolfgang Petritsch thotë se është mirë që Kosova ta themelojë sa më shpejt Gjykatën Speciale dhe të përballet me të kaluarën, në mënyrë që të ec përpara dhe e ardhmja të jetë më e mirë.

Petritsch në një intervistë për KosovaPress, tha se themelimi i Gjykatës Speciale është një çështje që bazohet në përvojat e Ballkanit, pasi të gjitha luftërat në ish Jugosllavi kanë quar në themelimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për Krime në ish Jugosllavi.

Sipas tij, është në interes të madh kombëtar të Kosovës që të merret me të kaluarën, në mënyrë që të këtë një të ardhme me të mirë.

“Kjo është diçka që bazohet në përvojat e Ballkanit, luftërat në ish Jugosllavi kanë quar në themelimin e ICTY-së dhe shumë gjykatat shtetërore si në Serbi dhe Bosnje, të cilat për shembull tani merrem me krimet e luftës nga e kaluara e tyre. Prandaj, mendoj që do të ishte shumë mirë dhe një sinjal pozitive për BE-në nëse Gjykata Speciale themelohet shpejt në Kosovë dhe kjo do ta bënte të mundur ecjen përpara dhe për t’iu përmbajtur pyetjeve që janë më rendësi. Duhet të merreni me të kaluarën, natyrisht ka pasur konfrontim dhe shtypje përmes forcave të sigurisë së Jugosllavisë, por në rast së gjykatës të pavarur vendosin së ka pasur krime lufte të kryera nga ndonjë qytetar Kosovar, atëherë duhet të veprohet, sepse është puna të sundimi i ligjit, pavarësinë e gjyqësorit...Prandaj kjo është arsye se pse unë besoj që është në interes të madh kombëtar të Kosovës që të merret me të kaluarën në mënyrë që të këtë një të ardhme të mirë”, tha Petritsch.

I pyetur nëse ka qenë e nevojshme krijimi i kësaj Gjykate meqë me krimet e luftës është marr edhe Gjykata e Hagës, diplomati austriak thekson se është përparësi e madhe për shtetin e Kosovës që vet t’i merr ato krime të luftës dhe nuk është delikate nëse ato barten tek një organizatë ndërkombëtare.

“Është shumë më rëndësi të merrni të kaluarën tuaj përsipër dhe sikurse në çdo shtet tjetër. Unë vij nga Austria dhe Austria ka qenë goxha shumë e përfshirë në krime lufte po ashtu, nëse merreni më ato krime lufte vetë, atëherë keni një përparësi të madhe në një mënyrë sovrane, do të thotë nuk e bëni çështje të ndjeshme duke ia lënë në duar të ICTY-së apo tek organizatat tjera ndërkombëtare apo të tjerë gjyqësor, por po e bëni vetë dhe kjo është fuqi në shtetësi”, thotë ai.

Petritch e ka konsideruar se pavarësisht kundërshtimit të opozitës për themelimin e Speciales, ai thotë se nëse Kuvendi vepron në interes të Kosovës ai duhet ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ju keni një qeveri demokratike dhe keni Parlament, por besoj që nëse Parlamenti vepron në interesin e Kosovës atëherë do të votojë për gjykatën. E di që është një gjë shumë e vështirë të merresh më të kaluarën, është ekstremisht kundërshtuese, por është absolutisht e nevojshme të pajtoheni më të kaluarën dhe një pjesë e saj është kjo gjykatë”, shtoi diplomati austriak.

Ish-negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për paqe në Kosovë, Ëolfgang Petritsch ka folur edhe për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se është kyç në përparimin e dy vendeve drejt BE-së.

“Epo, varet shumë në çështjen qendrore dhe kjo është qartë se si të pajtoheni më fqinjin, Serbinë. Pra, në këtë mënyrë, përparimi sa i përket afrimit më të shpejt drejt Bashkimit Evropian, ky përparim varet shumë në bisedimet në Bruksel dhe nga hapja e kapitujve të parë nga Serbia. Në një mënyrë kjo është paradoksale, se si këto dy shtetet, janë të lidhura në këtë proces. Serbia që është shumë më e avancuar sa i përket integrimit në BE, në fakt do të vendos ritmin e Kosovës për t’u afruar drejt BE-së, që do të thotë se është në interesin e madh të Kosovës që të jetë një lojtar konstriktiv në këto negociata shumë të vështira dhe natyrisht që të themeloj marrëdhënie të mira fqinjësore më qeverinë e Serbisë, me Beogradin por dhe me njerëzit, me serbet brenda Kosovës”, tha Petritsch.

Petritsch shton me tutje se BE-ja nuk dëshiron probleme brenda vetës, që të pranoj anëtare të reja derisa kanë probleme fqinjësore. Sipas tij, BE gjithmonë iu referohet çështjes së pa zgjidhur të Qiprosë dhe këtë nuk do të lejojnë të përsëritet, prandaj edhe është një qasje strikte e Brukselit që të parandaloj përsëritjen e një situate të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat