Maloku: Osmani frymë e re në LDK

Kosova

Maloku: Osmani frymë e re në LDK

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:22

Analisti politik, Albinot Maloku, konsideron se Vjosa Osmani mund t’i sjell frymë të re LDK-së.

Sipas tij, Osmani nuk përfaqëson gruan që ka fituar pozicion duke iu falënderuar ‘diskriminimit pozitiv’.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si njëra nga subjektet politike me historinë më të gjatë të veprimit në vend, me procesin zgjedhor të tanishëm duhet të tregoj pjekurin e vërtet politike të saj. Si një ish-lëvizje e madhe e popullore, sot, ajo është e ngurtësuar dhe mjaftë e vjetërsuar. Kryetari i saj dhe garnitura drejtuese janë përgjegjës si për të mirën si për të keqen në atë parti politike. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe elektorati i saj nuk e meriton të vazhdojë të drejtohet nga kreu aktual. Isa Mustafa as edhe një pozicion të tij, qoftë në parti e qoftë në institucione shtetërore të Kosovës, nuk e ka fituar si pasojë e arritjeve të tij, por kryekëput duke ju falënderuar konstelacioneve e situatave politike në të cilat është ndodhur. Duke u nisure nga kjo, besoj që alternativa më e mirë e ofruar tani është Vjosa Osmani.

Mendoj që ajo është befasia premtuese për ndryshim brenda LDK-së dhe e cila do të mund të përfaqësonte parimet, konceptet e mendësitë politike të reja e fuqizuese për këtë parti. Ajo është e përgatitur dhe ka një kredo politike që e ka krijuar, por edhe dëshmuar në shumë raste. Ajo ishte, e besoj do të mund të ishte avokatja kryesore e një LDK-je të re e premtuese si kryetare e partisë. Zonja Osmani nuk përfaqëson gruan e cila e ka fituar pozicionin duke ju falënderuar të ashtu njohurit ‘diskriminimit pozitiv’, e aq më pak emërimit në një pozicion nga të tjerët siç kemi raste në Kosovë. Konsideroj që ajo është ndryshimi më i mirë që do të mund ta përjetonte ish-partia e ish-presidentit Rugova. Kur Kosova është vlerësuar të udhëhiqet nga një femër e emëruar nga të tjerët, pse nuk do të mund ta zgjidhte LDK-ja një femër që asgjë, as brenda partisë, por as jashtë saj nuk e fituar pa meritë”, ka shkruar Maloku në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat