​Çollaku udhëton për në Suedi, do takohet me zyrtarë të lartë shtetëror

Kosova

​Çollaku udhëton për në Suedi, do takohet me zyrtarë të lartë shtetëror

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:19

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku udhëton sot për në Suedi, ku do të zhvilloj takime me zyrtar të lartë të shtetit suedez me qëllim të marrjes së përkrahjes për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës si dhe për thellim të bashkëpunimit bilateral.

Në njoftimin për media të dërguar nga kjo ministri thuhet se Çollaku do të pritet nga ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, me të cilën do të diskutoj ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në njoftim thuhet se takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore e që përveç procesit integrues në fokus të bisedimeve do të ketë edhe çështjen e përfshirjes së Kosovës në iniciativa rajonale dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Vizita zyrtare në Suedi është në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat