Shala: Presim raport objektiv për rastin e Kumanovës

Kosova

Shala: Presim raport objektiv për rastin e Kumanovës

Më: 26 maj 2015 Në ora: 07:33

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala pret nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës të japë një raport objektiv rreth vdekjes së qytetarëve të Kosovës në Kumanovë.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se autoritetet maqedonase nuk kanë treguar transparencë në këtë drejtim sepse nuk kanë lejuar të vizitohen të arrestuarit, por as nuk është ftuar një ekip i ekspertëve mjekoligjorë nga Kosova që të marrë pjesë në obduksionin që është bërë në Shkup.

“Nëse Kosova ka të gjeturat të cilat kontestojnë raportin e palës maqedonase, atëherë natyrisht se duhet të kërkohet një super ekspertizë ndërkombëtare e një trupe të pavarur”, është shprehur Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat