‘Grupi i Drenicës’ bën thirrjen e fundit për pafajësi

Kosova

‘Grupi i Drenicës’ bën thirrjen e fundit për pafajësi

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:52

Pesëmbëdhjetë ish-anëtarë të celulës së “Grupit të Drenicës” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë në gjykimin e tyre se e kishin mbrojtur vendin nga armiku, por nuk kishin kryer krime lufte.
Në deklaratat e tyre përmbyllëse ditën e hënë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, 15 të pandehurit refuzuan akuzat kundër tyre dhe kërkuan të liroheshin nga akuzat, duke thënë se ata nuk ishin fajtorë për abuzim të të burgosurve civilë në një qendër burgimi të UÇK-së në fshatin Likovc gjatë konfliktit të Kosovës.
Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, i tha gjykatësit se ai thjesht mbrojti vendin e tij gjatë luftës.
“Nuk po kërkoj mëshirë, por drejtësi,” tha Lushtaku, transmeton kallxo.com.
Ai tha se do ta bënte përsëri të njëjtën gjë në të njëjtat rrethana. “Edhe po të kisha 100 jetë, do të bëja të njëjtën gjë,” shtoi ai.
Lushtaku, i cili ishte komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, akuzohet për vrasjen e një njeriu dhe keqtrajtimin e të burgosurve të qendrës së burgimit të UÇK-së në Likovc në vitin 1998.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, është gjithashtu ndër të akuzuarit.
Një tjetër i pandehur, Sabit Greci, akuzohet për vrasjen e Ivan Bulatoviqit një oficeri serb policie, së bashku me një tjetër ish-anëtar të “Grupit të Drenicës”, Sahit Jasharin.
Por Geci tha se nuk mund ta ketë vrarë punonjësin e policisë, sepse ai ishte në spital nga shkurti 1998 deri në shtatori 1998 kur prokuroria pretendon se janë kryer krimet.
“Më morën shokët e mi në Krumë, në Shqipëri dhe me helikopter u dërgova në spitalin ushtarak të Tiranës,” tha ai.
“Ne kemi besim te drejtësia, sepse jemi të pafajshëm,” shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat