Kryeziu: Mustafa po synon t’i fitojë zgjedhjet përmes metodave korruptuese

Kosova

Kryeziu: Mustafa po synon t’i fitojë zgjedhjet përmes metodave korruptuese

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:22

Ish-nënkryetari dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj partie, Isa Mustafën që, sipas tij, po tenton t'i fitojë zgjedhjet për kryetar të LDK’së me anë të metodave korruptuese.
Kryeziu thotë që përveç Isa Mustafës, kandidatët e tjerë për kryetar të LDK-së janë si fëmijët e tij, meqë është zyrtari i gjallë më i vjetër i kësaj partie. Ai ka thënë që nuk mund të zgjedhë në mes të “fëmijëve” të tij edhe pse disa i ka quajtur bixhozgji e disa “kurvar”.

”Së pari nuk më intereson që të bëhem zëdhënës i dikujt tjetër, vet përvoja ime nuk ma lejon një gjë të tillë. Por, nga ana tjetër, përveç Isës, të gjithë kandidatët e tjerë në njëfarë kuptimi janë si fëmijët e mi duke qenë se jam zyrtari i gjallë më i vjetër i LDK-së. Natyrisht, për fëmijët e vet njeriu nuk mundet të bëjë dallime të mëdha, ani pse dikush është bixhozxhi, e dikush kurvar, nuk mundet, ata janë fëmijtë e tij, e përsëris në këtë aspekt edhe pse është bixhozgji, plëngprishës e lakmitarë ekstrem, megjithatë baba çka ka të bëj i gjori”, thotë Kryeziu.

Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën do të mbajë kuvendin e saj zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri i këtij subjekti politik, ndërsa deri më tani publikisht e kanë shpallur kandidaturën e tyre, kryetari aktual, Isa Mustafa, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputetja Vjosa Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat