Ahmeti kërkon përshpejtimin e punimeve në terren

Kosova

Ahmeti kërkon përshpejtimin e punimeve në terren

Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:52

Nën kryesimin e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Këshilli i Drejtorëve sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt konsultative të së hënës.

Ndër shumë çështje të tjera, shefi i ekzekutivit, Imri Ahmeti, kërkoi që të bëhet zgjidhja e rrugës alternative për gurthyesit e Gadimes, në mënyrë që rruga të jetë funksionale, dhe mos të krijohen pengesa për qytetarë.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme në KD, kryetari Ahmeti ka kërkuar përshpejtimin e punimeve në terren, me theks të veçantë rrugën me katër korsi " Shqipëria dhe Haredin Bajrami" në Lipjan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat