Yagcilar u takua me Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kosova

Yagcilar u takua me Asociacionin e Komunave të Kosovës

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:31

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka pritur në takim përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë takim, është diskutuar për Ligjin e Pagave, i cili është sponzoruar nga Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Financave.

Përfaqesuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, u shprehën të kënaqur me Ligjin e Pagave, por gjatë ketij takimi ata parashtruan disa kërkesa lidhur me ngritjen të koeficientëve për Kryetarët e komunave, nënkryetarët, drejtorët e departamenteve dhe kryesuesve të Kuvendeve Komunale.

Po ashtu, përfaqesuesit e AK-së, e kanë njoftuat ministrin Yagcilar, se është një keqkuptimin rreth pezullimit të katalogut të vendeve të punës për shërbimin civil të Republikës së Kosovës. Ata patën kërkesën, që të bëhet plotësimi me vendet e punës, të cilat nuk janë përfshirë ende në katalog. Ministri Yagcilar ka premtuar mbështetje për kërkesat e tyre, dhe ka theksuar se do te punojmë sipas rregullave,duke u konsultuar edhe me Ministrinë e Financave./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat