Kërkohet ndihmë për ndërtimin e konviktit të 8-të

Kosova

Kërkohet ndihmë për ndërtimin e konviktit të 8-të

Më: 25 maj 2015 Në ora: 15:57

Komisioni parlamentar i Kuvendit të Kosovës për arsim, ka vizituar sot Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Përfaqësuesit e Qendrës kërkuan nga deputetët që të kenë një buxhet më të madh për ndërtimin e konviktin të ri, i cili parashihet të kushtoj diku rreth 1milion e 800 mijë euro.

Komisioni parlamentar i Kuvendit të Kosovës për arsim, shkencë dhe teknologji, sport, rini vizitoi edhe studentët në dhomat e tyre për të parë gjendjen e ku ata banojnë, si dhe mensën, ku pyetën studentët për kërkesat e tyre.
Kryetari i komisionit parlamentar, Nait Hasani tha se gjatë kësaj vizite janë njoftuar për së afërmi me nevojat e studentëve të cilat do të paraqiten në Kuvend të Kosovës.

Hasani: Kërkesa për konviktin nr 8

“Kërkesa është ndërtimi i një konvikti të ri, konviktit 8, i cili do të ketë 303 shtretër dhe do të kushtoj diku 1 milion e 800 mijë euro, por mundën edhe këta të kenë një investim për ndërtim fillestarë të vetin deri në 100 mijë euro dhe të kërkojnë ndihmën e ndonjë donacioni tjetër për ndërtimin, ku pjesa tjetër e parave do të vijë më pas… Dhe ndërtimi i këtij konvikti nr 8 do të jetë një mundësi e mirë për të pranuar edhe 300 persona”, tha Hasani.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta tha se këta deputet me autoritetin e tyre do të ndikojnë edhe në komisionet tjera parlamentare që Qendrës Studentore t’i mundësojnë buxhet shtesë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Sfishta :Konvikti do ta zbus kërkesën për banim

“Mendoj që këta deputet me autoritetin e tyre do të ndikojnë edhe në komisionet tjera parlamentare në mënyrë që të kem buxhetin shtesë, gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm që të përfundoj ndërtimi i atij konvikti, i cili sa do pak do ta zbut kërkesën për banim, i ka vetëm 303 shtretër dhe sa do kudo e zbutë atë kërkesë që është për banim nga ana e studentëve”, tha Sfishta.

Ndërsa, studentët janë tejet të kënaqur me kushtet që u ofrohen si për banim, ashtu edhe për ushqim. Studentja e vitit të 3-të, të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Liridona Shehu tha për KosovaPress se është tejet e kënaqur me kushtet e jetesës në konvikt, me pastërtinë por edhe me stafin.

Shehu: Kushtet në konvikt janë shumë të mira

“Besoj që ju po e vëreni edhe vet se tashmë i kemi kushtet më të mira sesa më herët, tash jemi në një periudhë pranvere që është koha pak më e nxehtë, po të kishit ardhur në periudhën e dimrit do ta kishit parë që me të vërtet i kemi pasur kushtet e mira, i kemi pasur nxemjet që ishin të lëshuara në maksimum dhe nuk kemi pasur asnjë problem tjetër”, tha Shehu.

Njëjtë si Liridona mendon edhe studenti Korab Vranovci, i cili tha tha se është pjesë e menzes për 3 vite me radhë dhe se ushqimi që bëhet aty është shumë cilësorë.

Vranovci: Nuk ka shumë lloje të ushqimit për të zgjedhur

“Unë në menzë ha qe 3 vjet, jam i kënaqur me cilësinë , racionet nuk kanë lloje të ndryshme me zgjedhë shumë, mirëpo nga këto që janë për mua janë të mjaftueshme dhe unë nuk kam pasur ankesa asnjëherë” , tha Vranovci.

Ndryshe, përfaqësuesit e Qendrës Studentore premtuan se do të ofrojnë kushte sa më të mira për student sepse studimet janë shumë të rëndësishme për brezat e ardhshëm./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat