​Thaçi udhëtoi për në New York

Kosova

​Thaçi udhëtoi për në New York

Më: 25 maj 2015 Në ora: 15:53

Ministri i Punëve të Jashtme të Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në New York, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në këtë seancë do të prezantohet dhe diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Zëvendëskryeministri Thaçi para përfaqësuesve të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit do të prezantojë të arriturat në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës si dhe do të shpalosë reformat e ndërmarra nga Kosova në tremujorin e fundit.

Thaçi do të flasë edhe për rolin e Republikës së Kosovës për stabilitetin e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat